Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeRama shmang protesten e Berishës, ku do jetë kryeministri sot?

Rama shmang protesten e Berishës, ku do jetë kryeministri sot?

Në orën 19:00 nis protesta e PD për të cilën ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do jetë fillimi i fundit të kryeministrit Edi Rama në qeveri. Gjatë një daljeje për media ditën e djeshme Berisha i bëri thirrje Ramës që te mendojë dorëheqjen. Por a do ta shmangë Rama sot protestën?

Burime nga kryeministria për gazetën Express në Shqipëri bëjnë me dije se kryeministri Rama ditën e sotme do të jetë në Vlorë në ceremoninë e hapjes së Bypassit të Vlorës. Nuk dihet nëse kjo ka qenë më agjendën e Rames, apo nëse kryeministri po largohet nga Tirana për shkak të protestës.

Gjatë konferencave për shtyp, Berisha ka deklaruar se protestës kundër kundër rritjes së çmimeve dhe kundër qeverisë Rama do t’i bashkohen me mijëra qytetarë. Sakaq ai ka ironizuar kryeministrin për të cilin është shprehur se ditën e protestës do ia mbathë nga Tirana.

“Tmerri i protestës e ka bërë Edi Ramën të shpallë “Sali dipendencën”. Edvin 7 Korriku është vetëm fillimi të garantoj dhe dije mirë se fjala ime është fjalë. Ka tejkaluar çdo vijë të kuqe.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments