Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaRexhaj pyetje kandidatit për kryeprokuror: Pse pushove fletarrestin ndaj Radojçiq?

Rexhaj pyetje kandidatit për kryeprokuror: Pse pushove fletarrestin ndaj Radojçiq?

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj i ka drejtuar një pyetje kandidatit për kryeprokuror të shtetit, Blerim Isufaj në lidhje me pushimin e fletarrestit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radojçiq.

Rexhaj ka kërkuar përgjigje nga Isufaj se përse e ka bërë këtë veprim.

“Fletarresti vendor i është pushu nga ky kandidat për kryeprokuror. Kjo pyetje duhet t’i bëhet atij: pse sa ka qenë përgjegjës në institucionin ku ka qenë, e ka pushu fletarrestin ndërkombëtar dhe vendor ndaj Radojçiq. Nuk i di motivet, por për aq sa ka qenë përgjegjës, ai ka qenë nënshkrues i fundit i asaj çështjeje. Përgjigjen duhet ta jap ai dhe jo unë”, tha Rexhaj.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments