Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeSot tentohet shkarkimi i bordit të ZRRE-së

Sot tentohet shkarkimi i bordit të ZRRE-së

Kuvendi i Kosovës do ta vazhdojë sot në mesditë seancën plenare në të cilën pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23, 30 qershor dhe 1 korrik.

Në rend dite është edhe mocioni i dorëzuar nga LDK-ja për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Paraprakisht, Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar në mbledhje mocionin e grupit parlamentar të LDK-së për shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Ky mocion nuk ka kaluar pasi 6 anëtarë të komisionit votuan kundër, ndërsa 3 ishin për.

LDK-ja me këtë mocion pretendon se ZRRE nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin për krizë dhe se kishte bërë shkelje e diskriminim ndaj konsumatorëve me vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

LVV e konsideron të pabazuar kërkesën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments