Kuvendi i Kosovës në nëntor të vitit të kaluar ka marrë vendim që të largohen nga përdorimi shishet e plastikës, e për t’u shmangur përdorimi i tyre, deputetja Fitore Pacolli ka treguar se faza e ardhshme do të jetë instalimi i fontanave në hapësirat e Kuvendit.
Gotat po mbushen e secila nga to do të shpërndahet në tavolinat që tashmë kanë kryer porosinë.
Madje një nga punëtorët e këtij lokali po sigurohet që në këtë kohë të nxehtë klientët të freskohen me ujë të ftohtë.
Kjo kafene në kryeqytet duket se po e zbaton me përpikëri vendimin e Qeverisë që i obligon objektet e gastronomisë t’u shërbejnë ujë nga çezma konsumatorëve.
E ky vendim po iu pëlqen qytetarëve.
video nga minuta 24:10.
Por, a ishte shërbyer uji i pijes para se Qeveria e Kosovës ta marrë këtë vendim?
Megjithatë për përfaqësuesit e gastronomëve ky vendim është i çuditshëm.
Ragip Millaku, pronar i këtij lokali e njëkohësisht edhe anëtar në Shoqatën e Gastronomëve thotë se këto shërbime i kanë ofruar edhe më parë.
Në anën tjetër Kuvendi i Kosovës në nëntor kishte marrë vendim që të largohen nga përdorimi shishet e plastikes.
E për t’u zbatuar kjo nismë deputetja Fitore Pacolli ka treguar se cili do të jetë faza e radhës.
Edhe në lokale të tjera u pa të zbatohet shërbimi i ujit nga çezma.
Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka obliguar lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë.