Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar të martën në Prishtinë ambasadorin japonez, Akira Mizutani.
Kryetari Konjufca dhe ambasadori Mizutani kanë folur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Në këtë takim mediat u lejuan të marrin vetëm pamje.