Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaInspektorati largon nga tregu rreth 5,000 imitime plastike të ushqimeve

Inspektorati largon nga tregu rreth 5,000 imitime plastike të ushqimeve

Inspektorati Qendror i Tregut ka njoftuar se sot ka larguar rreth 5,000 lodra nga materiali i butë që kanë formë dhe aromë të ushqimeve dhe frutave, ngase sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, ato konsideron imitim i rrezikim i ushqimeve.

“Sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, këto produkte konsiderohen imitim i rrezikshëm i ushqimeve dhe si të tilla janë të ndaluara të prodhohen dhe të tregtohen. Produkt me dukje mashtruese, që nuk është ushqim, por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi për të cilat konsumatorët në veçanti fëmijët i vë në konfuzion për të zëvendësuar atë me ushqim dhe për shkak të kësaj e vënë në gojë ose e gëlltisin, që mund të paraqet rrezik dhe të shkaktojë, ngufatje, helmim ose edhe pengesa në traktin e tretjes”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

Inspektorati ka kërkuar nga qytetarët që nëse hasin produkte të tilla në treg, të mos hezitojnë që ta informojnë Inspektoratin e Tregut në MINT. /GazetaExpress

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments