Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeRruga e përuruar dje në Shqipëri, ja sa e shkurton udhëtimin nga...

Rruga e përuruar dje në Shqipëri, ja sa e shkurton udhëtimin nga Kosova për në Sarandë

Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është hapur dje.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj njofton se për 45 minuta shkurtohet udhëtimi drejt Sarandës, nga Kosova.

“Hapja për qarkullim e kësaj rruge tëre dhe e shumëpritur kombëtare Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin, shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare”, shkruan Kurtishaj.

Postimi i plotë:

Ka kohë që mendoja dhe punoja shumë për turizmin Shqipfolës që një ditë Saranda dhe Ksamili të jenë shumë afër Prizrenit e Prishtinës, dhe kjo u arrit falë punës së madhe të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama që me një menyrë apo tjetrën po na bashkon të gjithë Shqiptarëve.

Me pak fjalë Urime hapja e tunelit të Sarandës.

Hapja për qarkullim e kësaj rruge tëre dhe e shumëpritur kombëtare Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin, shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare!

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments