Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeBerisha-diasporës: Me Ballkanin e Hapur, Vuçiç synon ndarjen e Kosovës! Do lobojmë...

Berisha-diasporës: Me Ballkanin e Hapur, Vuçiç synon ndarjen e Kosovës! Do lobojmë për njohjen e saj

Gjatë takimit online me diasporën ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi sërish projektin e Open Balkan. Berisha tha se Ballkani i Hapur është ideuar nga Serbia për të rikthyer hegjemonizmin serb në Ballkan.

“Në diskursin sot shqiptar, ju keni dëgjuar në rrafshin rajonal Ballkanin e Hapur, si projekti sipas Edi Ramës më i rëndësishëm, duke e paraqitur si një projekt që parandalon luftën. Ballkani u themelua në Novisad 3 vite më parë, një aleancë trelaterale, Shqipëri, Maqedoni, Serbi. Harta që u paraqit atë ditë nga kjo trojkë, Rama, Vuçiç, Zaev, paraqiste haptas Kosovën si pjesë të Serbisë. Këtë hartë e publikoi në facebook-un e tij edhe Edi Rama dhe më pas th se ishte një gabim teknik i stafit.

Ky projekt disa ditë pas Samitit të Novisadit, u quajt nga Vuçiç Jugosllavia e vjetër plus Shqipërinë. Kjo çon te ideja se Ballkanin e stabilizon hegjemonizimi serb. Hegjemonizëm që u vendos në shekullin e kaluar çoi në luftëra të përgjakshme.

Ky projekt i influencës serbe dhe ruse, i kundërvihet haptas nismës së Berlinit që është bashkëpunimi i 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të proceseve integruese në Bashkimin Evropian.

Janë çmimet stratosferike që ngrihet gjoja nga lufta në Ukrainë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Sot shqiptarët blejnë qumështin, vezën, qumështin dhe vajin 108% më shumë se në vendet e BE-së.

Nafta është pothuajse dy herë më e shtrenjtë se në Shtetet e Bashkuara. Për të gjitha këto ne kemi thirrur protestë në datën 7 korrik dhe jemi të vendosur ta përdorim atë si një mekanizëm për të çmontuar këtë regjim”, tha Berisha.

Berisha tha se Vuçiç synon përmes projektit Ballkani i Hapur, të ndajë Kosovën. Kryedemokrati shtoi se Rama bën avokatinë e presidentit serb në forumet ndërkombëtare ku merr pjesë, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë për Kosovën.

Kreu i PD premtoi se një nga marrëveshjet e para të qeverisë së ardhshme do të jetë ajo për shtetësinë me Kosovën, si dhe Shqipëria do të ndihmojë Kosovën në njohjet ndërkombëtare dhe denoncimin e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare për gjenocidin ciklik ndaj shqiptarëve.

“Prapa projektit të ‘Ballkanit të Hapur’, Aleksandar Vuçiç nuk synon gjë tjetër veçse zhvlerësimin progresiv të Kosovës dhe së fundmi, siç ishte në projekt, ndryshimi i kufijve, ndarja e saj, natyrisht kryekëput në favor të Beogradit. Pikërisht në funksion të kësaj është lufta e ftohtë që Tirana i bën Prishtinës.

Në funksion të kësaj është qëndrimi i Edi Ramës në samitet ndërkombëtare, ku mbron haptazi Beogradin dhe nuk shqipton një fjalë për Kosovën. Ndërkombëtarët e kanë problem të madh që Aleksandar Vuçiç nuk pranon të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Edi Rama bëhet avokat i tij në samite duke u thënë mos i bëni presion Serbisë sepse 80% e popullit serb e konsideron Putinin hero të vërtetë. Sikur qeveria gjermane, e SHBA-ve, franceze, britanike të mos e dinë këtë rezultat të opinionit në Beograd.

Dhe Shqipëria nuk do të pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës veçse si të një shteti të barabartë midis të barabartëve në Ballkan. Së dyti, Shqipëria një nga marrëveshjet e para që do të firmosë me Kosovën do të jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar, në të dy anët e kufirit, do të ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi.

Së treti, Shqipëria do të lobojë për Kosovën, për njohje sa më të mëdha ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në gjykatat ndërkombëtare dhe organizmat e OKB, për gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe veriun e Shqipërisë. Këto do të jenë qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj Kosovës”, tha Berisha.

/Express

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments