Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKush konsumon mbi 800 kWh energji në muaj do e paguajë më...

Kush konsumon mbi 800 kWh energji në muaj do e paguajë më shtrenjtë, nis nga shtatori

Fasha e konsumit të energjisë nga 700 kilovat/orë që ishte menduar fillimisht, do të rritet në 800 kilovat/orë. Nga shtatori, abonentët që do të konsumojnë mbi 800 kilovat/orë energji do të paguajnë më shumë. Kështu ka deklaruar ministrja e Energjisë Belinda Balluku.

“Në një analizë që kemi bërë, nuk është vendosur nëse do jetë 700 apo 800 kilovat/orë, pasi nga analiza ka dalë që deri në 700 kilovat/orë është konsumi normal i familjeve normale në varësi dhe të numrit të personave, familjarëve që ka. Por nga ana tjetër, 800 kilovat/orëshi fillon dhe quhet një konsum mbi normalen. Kështu që besoj kjo do jetë fasha, është diçka që e kemi menduar që duhet të bëhet shpejt. Nëse jo brenda Verës, do të bëhet në fillim të Shtatorit, por padyshim ka ardhur koha që patjetër qeveria duhet të sigurojë energjinë, është shumë e rëndësishme që ne mos të rrisim çmimin për abonentin por nga ana tjetër duhet që të ketë një sensitivitet nga ana e çdo përdoruesi të energjisë elektrike, e çdo abonenti për të qenë të kujdesshëm dhe për të ruajtur sa më shumë energjinë jo vetëm për shkak të çmimeve por edhe për shkak të mungesës që ka në treg”, tha ministrja.

Ende nuk është përcaktuar çmimi që do të paguajnë familjet që konsumojnë mbi 800 kilovat orë energji por një strategji që mund të përdoret është ajo e faturimit si biznes të tensionit të mesëm, që prej janarit paguajnë 18 lekë për kilovat. Ky vendim është marrë për shkak të krizës duke qenë se prodhimi vendas nuk mbulon nevojat që ka Shqipëria për konsum.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments