Shenjat tregojnë se këtu ndalohet peshkimi dhe noti. Por pamjet nga liqeni i Badovcit, dëshmojnë të kundërtën. Për t’i tejkaluar temperaturat e larta, qytetarët po detyrohen t’i thyejnë rregullat.
Peshkimi dhe noti ka vazhduar normalisht të shtunën.
Qytetarët që vijnë këtu kanë parë se ka disa ditë që ka rënë niveli u ujit në këtë liqe nga i cili furnizohet një pjesë e rajonit të Prishtinës.
E këto janë pamjet që tregojnë se deri ku ka qenë niveli i ujit.
Kurse tash ai ka rënë 7 metra e gjysmë nën nivelin maksimal.
Zëdhënësja e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina” ka thënë që gjendja e liqenit nuk është e mirë.
Problematikë tjetër është edhe keqpërdorimi i ujit nga kyçet ilegale.
Mjeku tutje tregon edhe për masat e ndërmarra në rastet e tilla.
Përveç thatësisë klimatike e keqpërdorimeve të ujit, ekologia Egzona Shala thotë se si shtet Kosova nuk ka ujë të mjaftueshëm.
Ndërsa sipas Shalës qytetarët duhet të fitojnë shprehinë e mbledhjes së ujit.
Ndryshe nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” apelohet që të shfrytëzohet uji i pijshëm vetëm për higjienë në mënyrë që të bëhet shpërndarje e barabartë për të gjitha pikat furnizuese.