Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaPas kërkimfaljes së Hekuran Muratit reagon Daut Haradinaj, thotë se ai “zotëria”...

Pas kërkimfaljes së Hekuran Muratit reagon Daut Haradinaj, thotë se ai “zotëria” duhet të dijë diçka

Anëtari i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se kërkimfalja e ministrit të Financave, Hekuran Murati nuk mjafton.

Sipas tij, ai është dashur që t’i njeh dëshmorët dhe martirët e kombit shqiptar, se sa që i ka numëruar 300 ushtarët e vrarë serbë.

Haradinaj tutje i tha se Murati duhet ta dijë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar në luftën e Kosovës.

“Mirë që ka kerku falje edhe pse nuk mjafton! Në vend që t’i numërojë dëshmorët dhe martirët e Kombit tonë, ai zotëriu i kishte njeh 300 ushtarët e vrarë serbë! Ama ai duhet me e ditë që Serbia nuk e ka treguar krejt dëmin e pësuar.

Serbia është jashtë Kosovës ministër, e ty Zoti ta qoftë sabrin për këtë humbje serbe!”, tha Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Ministri i Financave, Hekuran Murati ka disa ditë që po kritikohet për një deklaratë të tij të vitit 2016 për veteranët, ku kishte thënë se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments