Ai tha se kjo po ndodhë falë vullnetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe punës së palodhshme të aktivistëve dhe simpatizuesve, atyre të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës e përkrahjes së madhe nga kudo ku përqafohen vlerat e demokracisë liberale.
“Përgjegjësitë janë të mëdha. Problemet janë të shumta. Konteksti është i vështirë. Por me punë dhe unitet do t’ia dalim. Zotohem se do të jem deputet i të gjithëve. Zotohem se do t’i mbrojë interesat e qytetarëve që duan të drejta dhe mirëqenie. Interesat e shqiptarëve të shtypur dhe të diskriminuar. Zotohem se do ta ndjek politikën e orientimeve pro-perëndimore, për paqe të qëndrueshme në rajon”, deklaroi Kamberi.
Gjatë ditës së enjte, në Tërnovc u mbajtën zgjedhjet për herë të pestë pasi për shkak të parregullsive u urdhërua përsëritja