Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaOsmani thotë se për Ballkanin e Hapur përgjigja u dha nga Lavrovi

Osmani thotë se për Ballkanin e Hapur përgjigja u dha nga Lavrovi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova nuk do të futet në nismën e Ballkanit të Hapur dhe thotë se aty nuk do të trajtohet njëjtë si shtetet tjera.

“Ne refuzuam ofertën për të qenë në samitin e Ohrit. Aty ishin Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina por si vëzhguese. Besoj se nuk duhet të futemi në arsyet pse? Hill dhe Escobar e thanë qartë. Ballkani i Hapur është nismë e mrië vetëm nëse ka trajtim të barabartë mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. E dini, ministri i jashtëm rus dha përgjigjen për të gjithë këtë kur e përkrahu nismën. Nuk mund të futemi në një nismë ku ka edhe interesa ruse e kineze. E dini, Serbia ka marrëveshje të tregtisë me Kinën”, tha Osmani në KTV.

“Kushdo në gjithë kontinentin evropian, që sot e kupton se si mënyra jonë e jetesës, demokracia jonë, liritë të cilat mezi i kemi arritur, jo vetëm ne si popull shqiptar, por paqja që ekziston sot në kontinentin evropian po rrezikohen shkaku i njerëzve si Putini, shkaku i njerëzve si Vuçiqi dhe pastaj e arsyetojnë një mini-Putin, për besë për mua është komplet e pambrojtjshme një situatë e tillë. Kosova dëmtohet shumë ndërkombëtarisht nëse qasja pro-Putin dhe qasja kriminale e Serbisë arsyetohet. Ne do të dëmtohemi në mënyrë të pariparueshme ndërkombëtarisht nëse Serbia dhe veprimet e saj arsyetohen. Ne e respektojmë plotësisht vendimin e Shqipërisë për të hyrë apo të cilitdo shtet, le ta respektojnë edhe ata vendimin tonë për të mbetur jashtë. Ta respektojmë vendimin e njëra-tjetrës dhe të ecim përpara. Çështja shumë më e madhe se Ballkani i Hapur është cili është interesi i shqiptarëve në Kosovë dhe kudo që t’i shpëtohet fytyra Vuçiqit”, është shprehur Osmani.

Sipas saj, Serbia dëshiron ta shfrytëzojë “Ballkanin e Hapur” për ta trajtuar Kosovën si shtet të paqenë ose të përkohshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments