Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaHaradinaj: Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është obligim për institucionet

Haradinaj: Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është obligim për institucionet

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Ditën e Lirisë së Shtypit, ka thënë se mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është obligim për institucionet.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se fjala e lirë duhet të mbrohet çdo ditë.

“Sot të gjithë jemi gazetarë! Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se është i humbur ai që kërcënon, shantazhon e ushtron presion mbi gazetarët dhe mediet.

“Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar”, ka përfunduar Haradinaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments