Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaZyba e pranon se është takuar me një deputete të AAK-së

Zyba e pranon se është takuar me një deputete të AAK-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i është kundërpërgjigjur deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili e quajti sekser duke e akuzuar për kontrabandim të votave.

Ai në një përgjigje për Kohën ka pranuar se është takuar me njërën nga deputetet e AAK-së, Albana Bytyqin, por ka mohuar se i ka bërë presion për të votuar.

Ai ka thënë se me deputeten në fjalë ka pirë kafe në një lokal dhe se e njëjta ka pasur bindje që të votojë, porse e ka respektuar qëndrimin e partisë.

“Unë meqenëse jam i Therandës dhe dy deputete të AAK-së janë nga Theranda, njëra prej deputeteve është motra e një anëtari të Kryesisë së degës së VV-së ku kryetar jam unë. Një ditë kemi pirë kafe me deputeten Albana Bytyqi-Kuqi por nuk ka pas as joshje as asgjë përveç diskutim për rrjedhat aktuale politike. Mendoj që gjatë diskutimin kam kuptuar që e njëjta ka bindje që duhet të votojë për e ka respektuar qëndrim e partisë, të cilin e respektoj edhe unë”, ka thënë ai.

Ai tutje duke komentuar deklaratat e Haradinajt ka thënë se një pjesë e konsiderueshme e ish-pushtetarëve me përvojat e tyre mendojnë se mund të etiketojnë e shantazhojnë deputetët.

“Sa i përket deklaratës së Haradinajt më vjen keq për nivelin që ka rënë ai dje një pjesë konsiderueshme e ish pushtetarëve dhe me përvojat e hidhura të tyre mendojnë të etiketojnë dhe apo shantazhojnë deputetë dhe zyrtarë të tjerë. Praktika e blerjes së votave i takon së kaluarës dhe ndoshta përfshirë edhe vetë Haradinajn për jo mua personalisht dhe as subjektin që i takoj. Është angazhim im i plotë për të dhënë kontributin në Kuvend”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments