Saturday, November 23, 2024
HomeUncategorizedIsh-presidenti rus paralajmëron se ndërhyrja e NATO-s në Krime do të çonte...

Ish-presidenti rus paralajmëron se ndërhyrja e NATO-s në Krime do të çonte në ‘Luftën e Tretë Botërore’

Çdo cenim në gadishullin e Krimesë nga një vend anëtar i NATO-s mund të jetë një shpallje lufte ndaj Rusisë, e cila mund të çojë në “Luftën e Tretë Botërore, citohet të ketë thënë të hënën ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev.

“Për ne, Krimea është pjesë e Rusisë. Dhe kjo do të thotë përgjithmonë. Çdo përpjekje për të shkelur Krimenë është një shpallje lufte kundër vendit tonë”, tha Medvedev.

“Dhe nëse kjo bëhet nga një shtet anëtar i NATO-s, kjo do të thotë konflikt me të gjithë aleancën e Atlantikut të Veriut, një Luftë e Tretë Botërore. Një katastrofë e plotë”.

Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, tha gjithashtu se nëse Finlanda dhe Suedia i bashkohen NATO-s, Rusia do të forconte kufijtë e saj dhe do të ishte “gati për hapa hakmarrëse” dhe kjo mund të përfshijë mundësinë e instalimit të raketave hipersonike Iskander “në pragun e tyre”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments