Saturday, November 23, 2024
HomeBotaMë shumë se 350 të arrestuar në protestat e 1 majit në...

Më shumë se 350 të arrestuar në protestat e 1 majit në Berlin

Të paktën 93 policë janë lënduar dhe 354 persona janë arrestuar në Berlin gjatë protestave të 1 Majit.

Kryetari i Berlinit, Andreas Geisel, e ka dënuar dhunën e së dielës duke u shprehur kjo “nuk ka asnjë lidhje me protestën politike”.

“Ne nuk do të pranojmë që disa individë që kërkojnë dhunë duan duan të na privojnë 1 Majin si një ditë të demonstratave paqësore. Ne nuk i lëshojmë rrugë dhunës”, ka thënë ai.

Gjatë mbrëmjes së të shtunës ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve në zonën Neukölln, derisa policia në Berlin ka thënë në Twitter se disa protestues kanë hedhur gurë dhe shishe drejt policëve derisa ia kanë vënë flakën shportave të mbeturinave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments