Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë blu ambasadorin italian në Tiranë, Fabrizio Bucci.
Ndërsa la selinë e partisë, Basha nuk dha detaje rreth bisedës me të apo nëse i ka shprehur shqetësimet e tij mbi zgjedhjet por tha se “do të keni një dalje të plotë për mediat kur të vijë momenti i duhur”.
Basha shmangu një koment edhe për ata demokratë që i kërkojnë dorëheqjen pas humbjes së opozitës në zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se “beteja do të vazhdojë deri në fitore”.