Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaKatër ditë pushim, mbi 50 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri

Katër ditë pushim, mbi 50 mijë kosovarë shkuan në Shqipëri

Për Ditën Ndërkombëtare të Punës, që njihet si festa e 1 Majit, 53 mijë punëtorë kosovarë po e shfrytëzojnë pushimin në Shqipëri.

Festa zyrtare e 1 Majit që ishte të shtunën dhe festa tjetër Pashkët ortodokse të dielën, për këto dy festa zyrtare në vikend, institucionet e shtetit do të pushojnë të hënën dhe të martën.

Për këto katër ditë pushim, sipas Policisë së Kosovës vetëm në pikat kufitare me Shqipërinë kanë kaluar 53 mijë e 588 qytetarë.

“Të premten më 30 prill, kanë kaluar kufirin 17 mijë 939, të shtunën më 1 maj 23 mijë e 516 dhe më 2 maj të dielën 12 mijë e 133 qytetarë”, thuhet në një përgjigj me shkrim për KP nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës.

Qeveria e kaluar me kryeministrin Avdullah Hoti kishte miratuar projektligjin, që në ditët e festave zyrtare kur i bie e shtunë ose e diel, nuk do të pushohet më të hënën. Ky projektligj ka mbetur në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.

Për festën e 1 majit në çdo vend të botës organizohen protesta për të drejtat e punëtorëve, në Kosovë nuk pati protestë të organizuar nga BSPK-ja për shkak të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes COVID-19, mirëpo u organizuan nga disa sindikata të tjera. Si pasojë e pandemisë, të premten janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, të shtunën 5, dhe të dielën 5.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments