Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeSa kosovarë ishin në Ulqin këtë vikend dhe kur do të hiqet...

Sa kosovarë ishin në Ulqin këtë vikend dhe kur do të hiqet pagesa prej 15 eurosh, tregon drejtori i turizmit Hajdinaga

Vikendi që lamë pas i karakterizuar me mot të mirë, shumë kosovarë i gjeti në vendet bregdetare.

Shumë prej tyre kishin vendosur të ja mësyjnë Malit të Zi, më konkretisht Ulqinit.

Mirëpo lajmi që u dha ditëve të fundit se do të hiqet tarifa prej 15 eurosh për sigurimin e automjeteve, zhgënjeu shumë kosovarë, të cilët në momentin e hyrjes në kufi me Malin e Zi u desh sërish të bënin këtë pagesë.

Për këtë situatë të krijuar dhe sa kosovarë ishin në Ulqin këtë vikend dhe kur do të hiqet pagesa prej 15 eurosh është deklaruar në një intervistë drejtori i turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga.

Ai ka thënë se lajmi për heqjen e kësaj tarife gjatë këtyre ditëve ka qenë dezinformat, duke treguar kështu saktë kohën se ku pritet të hiqet tarifa.

“Ky është një problem që daton 20 vite mbrapa dhe unë kam qëlluar në post si ministër kur e kemi iniciuar këtë problem për shkaqe tashmë objektive dihet, por për fat të mirë jemi në realizim e sipër . Sa jam i informuar dhe qeveria e Kosovës ka dhënë dritën jeshile për këtë, duhen disa mjete garant që duhet Kosova me i ba, Mali i Zi është i gatshëm për me kry dhe unë besoj që diku java e parë e qershorit do të shënoj eliminimin  e këtij problemi, që për mua nuk është problem pagesa, sa është pritja”, tha Hajdinaga për IndeksOnline.

E derisa kjo të hiqet kosovarët edhe gjatë këtij muaji duhet ta paguajnë këtë taks.

“Do të thotë dezinformat ka qenë prej gazetarëve këtu ose s’di kush e ka lëshu në Kosovë atë punë, por unë e kam demantuar, kështu që sot për sot është në fuqi pagesa, sikurse edhe nga Mali i Zi, motra ime dje ka hyrë në Pejë edhe iu është dashur t’i paguaj 15 orë për të hyrë në pikën kufitare në Morinë”, tha ai.

I pari i turizmit në Ulqin, ka falënderuar çdo kosovar, të cilët sado që mund të shkojnë diku tjetër për pushime, asnjëherë nuk e harrojnë qytetin e shqiptarëve, Ulqinin.

Sa i përket numrit të kosovarëve që frekuentuan qytetin bregdetar gjatë vikendit, Hajdinaga ka treguar se nga shifrat që posedon deri të dielën në ora 17:00, në pikën kufitare në  Muriqan kanë kaluar mbi 12 mijë turist.

“Kanë ardhur në numër shumë të madh fatmirësisht, sepse ka qenë një vit mungesë,  çështja e pandemisë dhe kur Mali i Zi ka vendosur të jetë i mbyllur. Me të dhënat që kanë unë nga pika kufitari e Muriqanit, deri dje në ora 17:00, kufirin e kanë kaluar 12 mijë e 500 qytetarë apo turistë. Unë jam i sigurt që 90 për qind e tyre janë nga Kosova. S’do mend disa prej tyre kanë zgjedhur edhe ndonjë qytet në Mal të Zi, por pjesa dominonte ka qenë në Ulqin dhe Ulqini për tri ditë e ka pas pamjen e qytetit sikurse në ditët e mira të korrikut dhe të gushtit”, nënvizoj Hajdinaga.

Drejtori i turizmit tutje ka thënë se kosovarët nuk shkojnë në Ulqin vetëm për plazhet e bukura, por edhe për të ndihmuar ekonomikisht vëllezërit e tyre shqiptarë.

“Kosovarët nuk vijnë vetëm për plazhet tona të bukura, por ata vlerësojnë se duhet të na ndihmojnë neve, dhe unë ju rekomandoj të shkoni në Shqipëri dhe të vijnë në Ulqin e të dyja palët të jemi të kënaqur”, përfundoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments