Monday, November 25, 2024
HomeBotaEuropa po rihapet, pavarësisht nivelit të infektimeve

Europa po rihapet, pavarësisht nivelit të infektimeve

Një sërë shtete europiane kanë nisur të lehtësojnë me shumë kujdes kufizimet kundër koronavirusit, edhe pse niveli i infektimit dhe shtrimeve në spital mbetet i lartë.

Nga e hëna, francezët mund të udhëtojnë mes rajoneve, e nxënësit nga 11 deri në 18 vjeç u rikthyen në shkolla, pas 1 muaj mësim nga shtëpia.

Por shtetrrethimi gjatë natës mbetet në fuqi, ndërsa baret dhe restorantet në ambientet jashtë do të hapin dyert nga 19 maji.

Në Greqi, një sërë kufizimesh që kanë qenë në fuqi nga nëntori u hoqën të hënën, me restorantet dhe kafenetë që u lejuan të presin klientë në ambientet e hapura…

Hungarezët e pritëm me entuziazëm zbutjen e kufizimeve për personat e vaksinuar, që janë pajisur me kartë imuniteti nga autoritetet. Karta plastike u mundëson hyrjen në restorante, hotele, kinema, palestra muze, dhe banjat e famshme termale.

Italia ka nisur gjithashtu rihapjen graduale, me rikthimin e nxënësve në shkolla, me muzetë e kinematë që po presin sërish klientë. Në fundjavë, shumë prej plazheve rreth vendit, morën dritën jeshile për të nisur sezonin turistik.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments