Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kombëtares U21 të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2023.
45 minutat e parë në “Elbasan Arena” ka përfunduar me epërsinë minimale 0:1 të “Dardanëve”.
Për Kosovën U21 shënoi Herolind Krasniqi në minutën e 32-të, shkruan Gazeta Express.
Për “Kuqezinjtë” dhe “Dardanët” është kjo ndeshja e dhjetë dhe e fundit në kuadër të Grupit G dhe ciklit kualifikues.
Para fillimit të kësaj ndeshje, Shqipëria U21 renditej e pesta në grup me nëntë pikë, dy më pak se Kosova U21 që ndodhej një pozitë më lartë.