Në relacionin Prishtinë-Istog dhe anasjelltas bileta për student ishte 4 euro, por që çmimi është rritur në 5 euro.
Gjatë një mbledhje me dyer të mbyllura nga krerët e Shoqatës së Transportit Rrugor është vendosur unanimisht rritja e çmimit të biletave të autobusëve.
Kreu i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj shprehet se Qeveria duhet ta zbres çmimin e akcizës dhe TVSh-së për naftën.
E, në rast se kjo nuk ndodh, ai paralajmëron edhe masat të tjera.
Këtë lajm nuk po e presin mirë ata që do të paguajnë këto bileta