Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaBorrel telefonon Vuҫiqin, derisa ai ndodhet në “Ballkanin e Hapur”

Borrel telefonon Vuҫiqin, derisa ai ndodhet në “Ballkanin e Hapur”

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuҫiq.

Biseda është zhvilluar të martën në mbrëmje, me iniciativë të vet Borellit, derisa në kohen kur presidenti serb gjendet në Ohër në Samitin “Ballkani i Haour”.

Në llogarinë e tij në Twitter, Borell ka konfirmuar se ishte ai që ka iniciuar telefonatën për t’ia bërë më dije bashkëbiseduesit nga Beogradi se pritet një angazhim i rëndësishëm në relacionin BE-Ballkani Perëndimor.

“Ne duam të llogarisim te Serbia si një kandidate të sinqertë dhe partnere të besueshme evropiane për parimet, vlerat, sigurinë dhe prosperitetin e përbashkët”, ka nënvizuar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.

Zyrtarët evropian kanë bërë të ditur se biseda është zhvilluar për shkak të asaj që quhet “zhvillimet e fundit”.

Në këtë rrafsh, Peter Stano, zëdhënës i BE-së  ka porositur se në kohën e agresionit ushtarak, të paprovokuar dhe të pajustifikuar rus, kundër Ukrainës, BE pret që Serbia, si vend kandidat, të mos forcojë më tej lidhjet e saj me Federatën Ruse.

“Vendet kandidate, përfshirë Serbinë, pritet që në mënyrë progresive t’i harmonizojnë politikat e tyre ndaj vendeve të treta me politikat dhe qëndrimet e miratuara nga Bashkimi Evropian, duke përfshirë edhe masat kufizuese”, ka deklaruar Peter Stano.

Serbia është i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk ka vendosur sanksione Rusisë.

Për më tepër, ishte planifikuar një vizitë e ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov në Beograd, por e njëjta u anulua meqë Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Bullgaria, kanë mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanin e Lavrovit. Bashkimi Evropian ka përshëndetur vendimin e këtyre shteteve duke cilësuar se po e dëshmojnë edhe në praktike implementimin e masave restriktive.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments