Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaLatifi sot raporton para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi

Latifi sot raporton para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, sot do të raportojë para deputetëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Raportimi fillon në ora 13:00 dhe si temë do të jetë menaxhimi në sektorin e shëndetësisë, si dhe zhvillimet e fundit në shëndetësi.

Kosova si edhe çdo vend tjetër ka ende punë me COVID-19, ani pse rastet tash janë të pakta.

Po ashtu është në disa vende paraqitur edhe lija e majmunit.

Përkundër problemeve të shumta në shëndetësi, ministri Latifi është kritikuar se më shumë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sesa në Kosovë.

Madje, kritikat e tij shtrihen edhe për nivelin e takimeve që i zhvillon, duke u cilësuar si të parëndësishme. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments