Çmimi i naftës ka arritur në nivel rekord në Kosovë. Aktualisht, një litër naftë, në pompat kryesore, po shitet nga 1 euro e 77 centë deri në 1 euro e 87 centë (për naftë të cilësisë më të lartë).
Nga çmimet e deritvateve në disa prej pompave të derivateve në vend sot, vërehet rritje e çmimeve krahasuar me ditët e kaluara.
Çmimi më i lirë në disa prej pompave kryesore është 1 euro e 77 centë për litër.
Se nafta është shtrenjtuar e kanë konfirmuar edhe nga Shoqata e Naftëtarëve.
Kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi i naftës sot sillet rreth 1 euro e 75 centë, derisa i benzinës 1 euro e 77 centë.
Edhe vetë Berjani e pranon se çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike në të cilën gjenden qytetarët e vendit.
“Sa i përket rritjes të çmimeve se a do të ketë rritje dhe sa do të mbërrin çmimi s’mundemi me paragjykuar se ka lëvizje të mëdha në berzën ndërkombëtare.
Çmimet janë të larta për gjendjen ekonomike të cilën e kanë qytetarët tanë. Po rritja e derivateve është duke ndodhur në tërë globin e jo vetëm te ne Besoj që qytetarët tanë janë duke e kuptuar se rritjen e çmimeve e dikton berza dhe kjo po ndodh në tërë botën”, ka deklaruar Berjani.
Sipas Berjanit, stabilizim të tregut mund të ketë tek pas përfundimit të luftës në Ukrainë.
Pas rritjes së çmimeve të derivateve, ka reaguar edhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri.
Ai ka thënë se kosovarët po paguajnë për një litër naftë pothuajse me çmim të njejtë sikur qytetarët e Bashkimit Evropian, edhe pse kanë të ardhura shumëfish më të ulëta.
“Sot, qytetari i Kosovës paguan një litër naftë pothuajse me çmim të njëjtë sikurse një qytetar i Bashkimit Evropian por me të ardhura shumëfish më të ulëta. Rritja e çmimeve të produkteve elemalentare po e vështirëson tejmase jetën e qytetarit të Kosovës. Qeveria Kurti, a jeni në Kosovë, a krejt jeni dalë!!”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij, kosovarët përvec që u duhet të paguajnë rritjen e çmimeve, sipas trendit global, kanë barrë edhe tatimin dhe akcizën e Qeverisë.
“Sot, çmimi i naftës ka arritur në 1.60 euro për litër. Nga ky çmim, qytetarët e Kosovës i paguajnë plot 60 cent tatim e akcizë Qeverisë. Pra nuk i paguajnë vetëm çmimet e ngritura ndërkombëtare të naftës; i paguajnë edhe apetitet e Qeverisë për t’iu marrë më shumë para e taksa edhe në kohë krize. 60 cent nga 1.60 euro për çdo litër është shumë”, ka shkruar Abdixhiku.
Abdixhiku kishte kërkuar që të reduktohet akciza në derivate dhe të reduktohet TVSH’ja në naftë dhe produkte bazike.
Këtë kërkesë e ka përsëritur sërish javën e kaluar.
“E kishim propozuar më 7 mars, plot tre muaj më parë, reduktimin e TVSH-së e të akcizës në naftë, për të njëjtat efekte që shihen në Gjermani sot. Ishim injoruar me arsyetimin se kriza është e njëjtë nëpër Evropë. E njëjtë është kjo krizë – natyrisht – por masat që kanë ndërmarrë e po ndërmarrin qeveritë evropiane janë të ndryshme. Asnjëra nga to nuk vështron për të mosvepruar si kjo e Kosovës. Për ta thënë të njëjtën gjë sërish tre muaj më pas: Të reduktohet akciza në derivate, Të reduktohet TVSH në naftë dhe produkte bazike”, ka shkruar Abdixhiku.