Në këtë drejtim, ai ka thënë se “ende nuk kishte marrë një shpjegim për vendimin e tyre”, shkruajnë mediat e huaja.
Ai tha se në vend të kësaj do ta ftonte homologun e tij serb që ta vizitojë në Moskë, duke shtuar: “Gjëja kryesore është se askush nuk do të mund të shkatërrojë marrëdhëniet tona me Serbinë”.
Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi – mbyllën hapësirën e tyre ajrore për një aeroplan zyrtar që do të kishte transportuar kryediplomatin e Moskës në Beograd të hënën.
Dhe Kremlini e përshkroi atë si një veprim armiqësor.
Lavrov u tha gazetarëve: “Nëse një vizitë e ministrit të jashtëm rus në Serbi shihet në Perëndim si diçka që i afrohet një kërcënimi në një shkallë universale, atëherë gjërat në Perëndim janë qartësisht shumë keq”