Politika në Kosovë ende konsiderohet si “sport” i burrave sado që është bërë progres në përfaqësimin e grave edhe pse ende nuk është arritur niveli 50 me 50. Por, sot gjatë një takimi të ambasadorit amerikan Jeff Hovenier janë tejkaluar kuotat.
Në zyrën ku Hovenier ka takuar zëvendëskryeministren Emilia Redzepi përvec asaj kanë marrë pjesë edhe 5 gra. Kjo përbën lajm të mirë.
Sic njofton Qeverua, zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, gjatë takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier e ka falënderuar atë për përkrahjen dhe partneritetin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
“Në takim u bisedua për angazhimin e Qeverisë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Duke shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin me Ambasadën e ShBA-së në Kosovë, zëvendëskryeministrja Redžepi tha se është nder i madh që të shkëmbejmë mendimet për pozitën dhe sfidat e komuniteteve jo shumicë në institucionet e Kosovës. Ajo theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në interes të së mirës së përbashkët të të gjithë qytetarëve të vendit tonë” thuhet në njoftim.