Një 30 vjeçar ka vdekur sot pasi i ra lisi përmbi në lagjen Pejton në Prishtinë. Erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe për pasojë, në Prishtinë, një lis ka rënë duke i zënë dy persona përfundi.
Ndërsa Llapi.info. ka publikuar identitetin e plotë dhe fotografinë e 30 vjeçarit Erdin Haxhiu – Blakçori, duke njoftuar se lajmi është konfirmuar edhe nga familjarët.