Monday, November 25, 2024
HomeTop LajmetParalajmërimi për hapjen e diskotekave, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Paralajmërimi për hapjen e diskotekave, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Mbi 105 mijë qytetarë të Kosovës janë prekur nga virusi COVID-19, që nga shfaqja e rasteve të para në mars të vitit të kaluar.

Përpos numrit të madh të të infektuar si pasojë e këtij virusi humbën jetën edhe 2 mijë e 178 pacientë.

Tani për tani në vend janë 8 mijë e 567 raste aktive me koronavirus, ndërsa nga institucionet përgjegjëse vazhdojnë të jenë ende në funksion masat anti-COVID.

Por ajo çfarë ra në sy gjatë ditëve të kaluara është paralajmërimi që po bënin pronarët e klubeve të natës (diskotekave) në Prishtinë.

Të njëjtit paralajmëruan se shumë shpejt do të bëhet hapja e këtyre klubeve të natës.

Madje disa prej tyre nuk hezituan që këtë ta bënin të ditur edhe përmes publikimit të fotografive të diskotekave në fjalë.

Pavarësisht rrezikut që mund të kanoset tek përhapja edhe më e madhe e virusit, të njëjtit vazhdojnë të deklarohen për një gjë të tillë.

E lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë, të cilët kanë deklaruar se në fuqi janë masat e vendosura më datën 19 të muajit të kaluar ku precizohet qartë se cilat aktivitete janë të lejuara dhe cilat jo në këtë periudhë të pandemisë COVID-19.

“Nuk ka pasur vendime të tjera përveç këtyre rreth masave antiCOVID-19 dhe të gjithë janë të obliguar që t’i zbatojnë masat antiCOVID në fuqi”, u tha tutje nga Ministria e Shëndetësisë.

Përpos kësaj nga MSH u theksua se inspektoratet dhe Policia e Kosovës janë duke monitoruar çdo ditë zbatimin e këtyre masave dhe se gjithashtu duke shqiptuar edhe dënime ndaj shkelësve.

Duhet përkujtuar që në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me masat antiCOVID u morë vendim për rihapjen e lokaleve të gastronomisë dhe qendrave tregtare që ishin mbyllur për një periudhë dy javore.

Hapja e tyre u arrit pas një diskutimi disa ditor në mes përfaqësuesve të Shoqatës së Gastronomëve si dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Por të njëjtëve iu kërkua respektimi maksimal i masave antiCOVID, në të kundërtën të gjitha ato lokale të cilat do të thyejnë këto rregulla të vendosura për parandalimin deh luftimin e pandemisë do të gjobiten, e më pas mund të shkojë deri në mbylljen e tyre.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 924 gjoba për të gjithë qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments