Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosova1 mijë e 30 euro për VIP Terminal, reagojnë nga kabineti i...

1 mijë e 30 euro për VIP Terminal, reagojnë nga kabineti i Gërvallës

Shefi i Stafit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, Sharr Jakupi, ka reaguar në Facebook lidhur me raportimin e mediumit Demokracia.com mbi shpenzimin prej 1 mijë e 30 eurove për VIP Terminal në Vjenë nga dy këshilltarët e Gërvallës.

Jakupi ka shkruar se raportimi është shpifje pasi s’ka pasur sipas tij udhëtim me datën 12 maj në Vjenë.

“Shpifje. Nuk kishte udhëtim më daten 12 maj për në Viene. Në atë datë ministrja bashkë me mu dhe Këshilltarin Benit Haxhosaj ishte në Strasburg, siç kan raportuar edhe mediat. Për sqarim: Këshilltarët e pashoqëruar nga ministrja jashtë vendit nuk udhëtojnë asnjëherë dhe nuk kanë udhëtuar asnjëherë nëpër terminale VIP”, ka shkruar ai.

Mediumi Demokracia.com ka raportuar se Kristian Dodaj dhe Benit Haxhosaj, këshilltarë të ministres Gërvalla, njëri politik e tjetri i jashtëm, e kanë blerë me paratë e shtetit trajtimin e VIP-it, duke shpenzuar 1 mijë e 30 euro nga buxheti i shtetit vetëm për të kaluar përmes Terminalit VIP në aeroportin e Vjenës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments