Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaAfron koha e Haxhit, në Kosovë kushton 800 euro më shtrenjtë se...

Afron koha e Haxhit, në Kosovë kushton 800 euro më shtrenjtë se në Shqipëri

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur çmimin dhe dokumentet e nevojshme që duhet t’i kenë besimtarët myslimanë të cilët janë të interesuar që sivjet të kryejnë Haxhin.

Siç shihet në fotografinë e publikuar nga BIK-u, këtë vit shkuarja në Haxh e kap koston e 5 mijë e 700 eurove, derisa janë listuar edhe dokumentacionet e nevojshme.

Ndërkohë njoftim për Haxh ka bërë edhe Komuniteti Mysliman në Shqipëri. Ajo që vërehet në njoftimin e Shqipërisë, është që çmimi i përgjithshëm i kryerje së këtij rituali është 4 mijë e 900 euro, apo 800 euro më pak se në Kosovë./Express/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments