Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeBlendi Fevziu: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar...

Blendi Fevziu: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar Nishanit

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, në 28 Maj, në një spital në Gjermani, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

I ftuar në “Milori Live”, gazetari Blendi Fevziu është shprehur se ka informacione se shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e ish-Presidentit Bujar Nishani. Ndër të tjera, Fevziu thotë se shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të Nishanit.

Blendi Fevziu: Me aq sa unë kam informacion dhe besoj që nuk jam i gabuar: Shteti shqiptar nuk ka paguar asgjë për mjekimin e Bujar Nishanit. Një mjekim që duhet të ketë pasur shuma të mëdha, unë nuk mund të flas për atë, por që shtetit shqiptar i takonte për arsye dinjiteti dhe për një raport respekti ndaj personalitetit të tij sepse ne nuk kemi pasur shumë me gjithë historinë e Shqipërisë, ne kemi pasur 9 presidentë duke futur këtu edhe Ahmet Zogun. Shteti shqiptar, mesa di unë nuk ka paguar asgjë për mjekimin e tij. Do të ishte në dinjitetin e shtetit që personalitete të tilla të larta të kenë të përfshirë edhe mjekimin. Shteti shqiptar ka paguar për mjekimin e shumë personazheve dhe ka bërë shumë mirë, kushdo që ka nevojë, shteti mund të ia paguajë, nëse mundet të ia paguajë. Në këtë rast, do të ishte në nderin e shtetit që të kishte paguar edhe faturat e mjekimit të pafat në një farë mënyre të Bujar Nishanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments