Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDeputeti i VV’së: Kurti mund t’i ndërrojë ministrat sa çel e mshel...

Deputeti i VV’së: Kurti mund t’i ndërrojë ministrat sa çel e mshel sytë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti mund t’i ndërrojë ministrat nëse ka ndonjë dyshim sado të vogël.

Sipas Dugollit, Kurti mund t’i ndërrojë ministrat “sa çel e mshel sytë”

Dugolli thotë se i pari i Qeverisë e ka besimin e plotë.

“Z.Kurti, Ministrat që i ka emëru, Z.Kurti kur don dhe nëse e ka një argument sado të vogël , edhe është shumë autonom në këtë drejtim edhe ia njeh këtë të drejtë edhe ligji edhe Kushtetuta , e ndërron sa çel e mshel sytë…Jo nuk ka hiç problem, sepse fatbardhësisht e ka besimin e plotë, e ka mazhorancën e palëkundur”, ka thënë Dugolli në RTV 21.

(Videon mund ta shihni këtu.)

Ndryshe, Prokuroria Speciale ka nisur dje hetime pas raportimeve për afera në tri ministri.

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një dokument, duke thënë se dy ministrat e Qeverisë Kurti – Donika Gërvalla dhe Fitim Damka – janë të pëfshirë në një aferë korruptive.

Sipas PDK-së, kjo aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, ka mundësuar keqpërdorimin e rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës.

“Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schëarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi.

Përveç Gërvallës e Damkës, në media është përfolur edhe për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës, që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments