Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaPanika në aeroportin e Prishtinës pas alarmit për bombë, doli të jetë...

Panika në aeroportin e Prishtinës pas alarmit për bombë, doli të jetë i rrejshëm

Një alarm për vendosjen e një bombe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është dhënë mbrëmë.
Pas kontrolleve të Policisë, doli se alarmi ishte i rrejshëm.

Se alarmi ishte i rrejshëm është konfirmuar nga Shpend Maliqi, komandant stacioni.

Fillimisht dyshohej se mjeti ishte në njërin prej avionëve. Informacioni kishte ardhur prej një burimi anonim.

Pas këtij informacioni, ishin kontrolluar çantat e të gjithë pasagjerëve që ishin në aeroplan.

Ndryshe, alarme të rrejshme për bomba janë dhënë edhe për Rektoratin e Universitetit të Prishtinës dhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments