Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosova“Rruga e dajës së Vetëvendosjes”, PSD vazhdon me aksione simbolike

“Rruga e dajës së Vetëvendosjes”, PSD vazhdon me aksione simbolike

Partia Socialdemokrate me një aksion të radhës ka kritikuar për nepotizëm qeverisjen aktuale të Albin Kurtit, duke e emëruar një rrugë “Rruga e dajës së VETËVENDOSJE!-s”.

Pas raportimeve në media për parregullësi në tenderin e një rruge, këtë kjo parti po e quan “grabitje të pastër të pasurisë publike” nga ana e partisë në pushtet.

“”Daja” është emri nepotist i kapitalizmit grabitqar. Problem aq sa vetë fenomeni është shpjegimi i tij. Përqendrimi i vëmendjes ka qenë tek afërsia familjare me njerëzit e pushtetit dhe sidomos kërkesa për ta gjetur me çdo kusht zyrtarin e korruptuar”.

Postimi i Dardan Molliqajt:

Rruga e dajës së VETËVENDOSJ€!-s

“Daja” është emri nepotist i kapitalizmit grabitqar. Problem aq sa vetë fenomeni është shpjegimi i tij. Përqendrimi i vëmendjes ka qenë tek afërsia familjare me njerëzit e pushtetit, dhe sidomos kërkesa për ta gjetur me çdo kusht zyrtarin e korruptuar. Kjo përhumbje te daja, tezja ose zyrtari i korruptuar ka lënë jashtë vëmendjes operacionin strukturor: ndikimi i bizneseve të mëdha në institucionet e shtetit. Një klasë e tërë pasunarësh është majmur me miliona nga lejet, licencat e tenderët publik. Akumulimi i tyre është grabitje e pastër e pasurisë publike. Paratë dëgjuam se po përmenden midis kompanive private, puna është kryer në shtet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments