Ministria e Jashtme e Britanisë ka njoftuar se do të dërgojnë lansuesit M270, që mund të godasin objektivat në një distancë prej 80 kilometrave,  transmeton Telegrafi.

“Britania e Madhe qëndron pranë Ukrainës dhe ka marr një rol të rëndësishëm sa i përket furnizimit të ukrainasve me armë, që kanë nevojë ta mbrojnë vendin e tyre”, tha Wallace.

Ai ndër tjera theksoi se përkrahja për Ukrainën duhet të ndryshojë së bashku me taktikën ruse.

“Ky sistem i avancuar raketorë, do t’ju mundësojë miqve tanë ukrainas që të mbrohen më mirë nga brutaliteti rusë”, shtoi Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Qeveria britanike gjithashtu ka njoftuar se ushtarët ukrainas do të trajnohen për të përdorur lansuesit.

Kjo lëvizje është “koordinuar” me Shtetet e Bashkuara, që konfirmuan se do t’i dërgojnë Ukrainës sistemin raketor HIMARS