Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaRasti “Brezovica”, arrestohet i dyshuari për ndërmjetësim të marrjes së ryshfetit për...

Rasti “Brezovica”, arrestohet i dyshuari për ndërmjetësim të marrjes së ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë i dyshuari i pestë në rastin “Brezovica”, i cili ditën e aksionit nuk u gjet në shtëpinë e tij.

I dyshuari, me inicialet R.M., ngarkohet me veprat penale “Marrje e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Sipas Prokurorisë, i njëjti bashkë me dy persona tjerë dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për lëshimn e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marrë 70 mijë euro nha investitorët në vikend në zonën e Brezovicës.

Të enjten e kaluar, Prokuroria në Ferizaj bashkë me Policinë e Kosovës kanë realizuar një aksion, i cili ka përfunduar me katër persona të arrestuar, në mesin e tyre edhe ish-sekretari​ i Ministrisë së Infrastrukturës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments