Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeDarkë dhe mesazh/ Hovenier i mbledh Sejdiun, Çekun, Surroin dhe anëtarët e...

Darkë dhe mesazh/ Hovenier i mbledh Sejdiun, Çekun, Surroin dhe anëtarët e ekipit që negocionin në Vjenë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka bërë bashkë “Ekipin e Unitetit” që kishte marrë pjesë në bisedimet e Vjenës gjatë viteve 2006-2007.

Hovenier bën të ditur se gjatë takimit u kujtua e kaluara, udhëheqja e Marti Ahtisaarit dhe arritjet e Kosovës.

“Mirënjohës për pritjen e miqve të vjetër për një darkë ribashkimi të “Ekipit të Unitetit” të Kosovës, negociatorë në bisedimet e Vjenës 2006/2007.”, shkruan ambasadori për takimin.

“Ndërsa kujtuam të kaluarën, udhëheqjen e shkëlqyer të Martti Ahtisaarit dhe arritjet e shumta të Kosovës që atëherë, diskutimet tona u fokusuan në dëshirën tonë të përbashkët që Kosova të realizojë të ardhmen e saj evropiane dhe euroatlantike.”, shton ai.

Në “Grupin e Unitetit” janë shumë fytyra të njohura që ende merren me politikë dhe kanë pozita vendimmarrëse. Ndër ta kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, pastaj ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ish-komandanti i UÇK-së, Ardian Gjini, gazetari Veton Suroi, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, pastaj Skender Hyseni, Blerim Shala etj.

“Ekipi i Unitetit” negocionte me një palë nga Serbia nën ndërmjetësimin nga “Grupi i Kontaktit” në të cilin bënte pjesë edhe Marti Ahtisaari. Në to bisedohej për statusin final të Kosovës, por ato dështuan pasi pala serbe nuk pajtohej me propozimet. Këto bisedime i paraprinë shpalljes së pavarësisë së Kosovë më 2008. /

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments