Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaIsh-ministri Haki Shatri: 100 euro nuk mjaftojnë as për tre ditë shpenzime...

Ish-ministri Haki Shatri: 100 euro nuk mjaftojnë as për tre ditë shpenzime për një familje me 5 anëtarë

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri ka deklaruar se 100 eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës për qytetarë të kategorive të ndryshme, janë të pamjaftueshme.

Ai ka thënë se 100 euro nuk mjaftojnë as për tre ditë shpenzime për një familje pesëanëtarëshe.

“Mendoj që Qeveria duhet të marrë masa të një kuptimi më afatgjatë, më të qëndrueshëm dhe që ndikon në fillimin e shtimit ekonomik. Këto masa janë të përkohshme, me efekte zero në përmirësim të gjendjes. 100 euro nuk mjaftojnë as 3 ditë për një familje 5-anëtarëshe”, ka thënë Shatri.

Shatri thotë se me rritjen e çmimeve së fundmi, qytetarët mund të blejnë 70 për qind më pak produkte ushqimore sesa para një viti.

“Edhe një vështrim tjetër, më i thellë është me rritjen e çmimeve edhe mosndryshimin e të ardhurave personale Qeveria e varfëron popullsinë e vendit në mënyrë direkte sepse pagat nuk janë rritë që 3 vitet e fundit s’kanë lëvizur fare. Çmimet i dijmë dhe me këto çmime një i punësuar ose një person që disponon një shumë të parave sot blen 70 për qind më pak sesa para një vit e gjysmë ky është varfërim jo nominal se i ka aq euro, por realisht në shportë kur shkon me ble ka 70 % më pak”, ka thënë Shatri për Tëvë1.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments