Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaTurqia edhe zyrtarisht do të dërgojë kërkesën për ndryshim të emrit në...

Turqia edhe zyrtarisht do të dërgojë kërkesën për ndryshim të emrit në OKB

Turqia edhe zyrtarisht po kërkon nga Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, ta ndryshojnë emrin e këtij vendi në “Türkiye”, ka njoftuar ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Ankaraja do t’i dërgojë nesër zyrtarisht të gjithë akterëve ndërkombëtarë- e pritet që ndryshimi të bëhet zyrtar gjatë javës së ardhshme, ka shtuar shefi i diplomacisë turke.

Kombet e Bashkuara janë të gatshme për ndryshimin, kurse Ankaraja dëshiron ta ndryshojë versionin anglez nga “Turkey” në “Türkiye”.

Kjo lëvizje e ribrendimit ka pasuar pas dekretit që në dhjetor e nënshkroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, që në gjuhën angleze, franceze e gjermane, të kalojë në “Türkiye”, pasi ky emër përfaqëson kulturën, civilizimin dhe vlerat e popullit turk në mënyrën më të mirë të mundshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments