Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaKështu e sheh Ahmeti qeverisjen e Kurtit: Nuk kanë përvojë, po mundohen

Kështu e sheh Ahmeti qeverisjen e Kurtit: Nuk kanë përvojë, po mundohen

Shpend Ahmeti, ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që tani është në pushtet, tha se dëshiron ta vlerësojë drejt qeverinë e udhëhequr prej dikur bashkëpunëtorit të tij, Albin Kurtit.

Ahmeti tha në Frontal të T7 se Qeveria po mundohet të bëjë mirë dhe se ai nuk ka parë “qëllime të këqija”. Por theksoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që tha se janë një problem.

“Nuk ka politikan perfekt. Shumë shpesh flasim edhe gjëra që nuk mund t’i mbajmë mandej si premtime. Këtë e kuptoj unë më së miri, por në anën tjetër nuk ka nevojë as me marrë kredita me thënë që janë më të mirë sesa që janë, e as që janë më të këqij sesa që janë”, tha ai.

Ish-kryetari i Prishtinës tha se problemi i Kurtit me SHBA-në ka ekzistuar që prej para ardhjes së tij në pushtet.

“Kanë bë gabime. Janë të rinj në qeverisje. Nuk kanë përvojë. Po mundohen. Ende s’kam pa qëllime të këqija që do të thoshte probleme me korrupsionin… E kam problem këtë marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ky problem i Z. Kurti ka ekzistuar edhe pa qenë kryeministër”, tha ai.

Por Ahmeti thekson se “Amerika nuk prishet menjëherë shkaku i një kryeministri”.

Ai tha se për pasojë, SHBA-ja mund të ketë më pak vullnet të ndihmojë, por shtoi se “duhet ta kemi një partneritet që i ka kërkesat më konkrete”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments