Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaVjen reagimi i Rusisë pasi BE’ja ndaloi importin e naftës ruse, ia...

Vjen reagimi i Rusisë pasi BE’ja ndaloi importin e naftës ruse, ia ndërpret furnizimin me gaz këtij shteti

Reagimi rus pas vendosjes së embargos së Bashkimit Europian ndaj naftës nga ky vend, ka ardhur menjëherë.

Kompania ruse e energjisë Gazprom njofton se ka pezulluar furnizimin me gaz të kompanisë holandeze GasTerra.

Në njoftimin zyrtar mësohet se shkak është bërë mospagesa e faturës së gazit për muajin prill dhe refuzimi për të paguar në rubla.

Më herët, kompania holandeze kishte njoftuar Gazprom Export se nuk kishte ndërmend të kryente pagesa në rubla për gazin e blerë, vendim ky i miratuar disa javë më parë me dekret të presidentit Vladimir Putin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments