Indeksonline pak më parë raportoi për një zjarr te fabrika e verës në Krushë të Vogël të Prizrenit.
Lidhur me këtë rast është deklaruar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai njoftoi se Zjarrfikësit dhe Policia janë në vendin e ngjarjes dhe është duke u bërë përpjekje për të shuar zjarrin.
Siç thotë Gashi, nuk paraqet rrezik për qytetarët, por në një objekt në afërsi të bodrumit janë duke u djegur mbeturinat.
“Njesia e zjarrfiksave të Prizrenit dhe policia janë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke bere përpjekje per shurjen e zajrrit. Ekipet janë ne vendin e ngjarjes dhe janë duke i nderrmarr të gjitha veprimet! Nuk paraqet rrezik per qytetaret! Thuhet se nje objekt perciell ne afersi të bodrumit janë duke u kallë mbeturina”, u shpreh Gashi.