Një stuhi e madhe e shiut e ka goditur Kroacinë sot, duke vështirësuar qarkullimin në disa rrugë. Për këtë arsye policia u ka bërë thirrje shoferëve që të përdorin rrugë anësore dhe jo autostradën, raportojnë mediat në Zagreb.
Sipas policisë, në disa rrugë, për shkak të sasisë të madhe të ujit në trotuar, qarkullimi është i vështirë.
Disa qytetarë janë shprehur se ka kaos total nëpër disa rrugë.
“Nuk kalohet, situata është katastrofike. Është krijuar bllokim trafiku”, citohet të ketë thënë njëri.