Saturday, November 23, 2024
HomeBotaAbazoviq bëhet më i kujdesshëm për Ballkanin e Hapur: Në Ohër shkojmë...

Abazoviq bëhet më i kujdesshëm për Ballkanin e Hapur: Në Ohër shkojmë si vëzhgues

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq i cili pasi mori detyrën e shefit të Qeverisë, i kërkoi Kosovës që t’i bashkohet Ballkanit të Hapur, ende nuk ka vendosur se cfarë do të bëjë vendi i tij me këtë iniciativë, pjesë e të cilës aktualisht janë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Abazoviq duke folur në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temë: Lufta në Evropë: ndikimi në Ballkan, të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan nga ShBA-të ka thënë se Mali i Zi i tij shkon në Samitin e Ohrit që do të mbahet 7-8 qershor për të vëzhguar.

I pyetur rreth qëndrimit të Zëvendëskryeministrit malazez Rasko Konjevic i cili ka qenë i ashpër duke thënë se askush nuk mund të marrë obligime në emër të shtetit, Abazoviq ka thënë se kjo është “pjesë e taktiës dhe marrëveshjeve” që kanë për qëllim të ndajnë shoqërinë në Mali të Zi.

Presidenti i malit të Zi Milo Gjukanoviq mban qëndrim kundër hyrjes së Malit të Zi në Ballkanin e Hapur, por Abazoviq thotë se politikën e jashtme e udhëheq Qeveria.

Sido që të jetë, ai thotë se nuk e ka plan ta bëjë malin e Zi pjesë të Ballkanit të Hapur.

“Nuk shkojmë në Ohër të bëhemi pjesë të Ballkanit të Hapur. Shkojmë si vëzhgues, do të analizojmë se çka  është e mirë për vendin, nëse vlerësojmë se është diçka e mirë nuk kamë kundër asgjë që t’i bashkohemi iniciativës” ka thënë Abazoviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments