Friday, November 22, 2024
HomeLajmeKosovaSeanca e 6 qershorit, PDK synon debat për Trustin, VV thotë se...

Seanca e 6 qershorit, PDK synon debat për Trustin, VV thotë se s’ka ndryshuar asgjë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit sot, tha se s’ka pasë kuorum që të përcaktohet seanca e radhës, prandaj pikat e papërfunduara do të trajtohen të hënën e ardhshme dhe se në këtë seancë do të përcaktohet edhe rendi i ditës i seancës tjetër ku pritet të trajtohet edhe çështja e Trustit.

Ai shtoi se “me gjasë” seanca e re ku do të flitet për Trustin do të jetë të enjten.

“Ne shpresojmë që edhe Vetëvendosje dhe partenrët e saj të koalicionit të reflektojnë.  Kjo s’duhet të shihet si një betejë politike, por si një angazhim i ynë i përbashkët për t’i krijuar mundësinë qytetarëve që ta kalojë më lehtë këtë krizë, si rezultat i ngritjet se çmimeve”, tha Tahiri para mediave.

Por, kësaj i dha përgjigje deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i cili njoftoi se Grupi Parlamentar i partisë së tij nuk do ta ndërrojë qëndrimin karshi çështjes së Trustit.

“Sot u vendos që seanca e ardhshme, pra vazhdimi i pikave të pëparfunduara të mbahet të hënën më 6 qershor. Para kësaj seance do të ketë një takim të Kryesisë. Është shumë me rëndësi që kjo javë të shfrytëzohet nga grupet punuese sepse kemi 73 projektligje, që duhet sa më parë t’i kemi në seancë plenare për t’i miratuar. Çështjes së Trustit ne i kemi dhënë përgjigje, nuk ka ndryshim. Përgjigjen e ka dhënë edhe Qeveria edhe ministri i Financave”.

Rrustemi nuk tregoi nëse deputetët e VV-së do të lëshojnë sallën për të penguar votimin e Projektligjit për Trustin, duke thënë se “nuk mund të flas për detajet e veprimeve në seancë”.

Derisa, Tahiri foli edhe për kundërshtinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

“FMN-së nuk  i bëhet vonë në rast se degradon mirëqenia e qytetarëve të Kosovës. S’jam që të rebelohemi kundër tyre, por në anën tjetër duhet ta kemi parasysh edhe gjendjen e qytetarëve. Nëse do ta kishim dëgjuar FMN-në, s’do t’i kishim rritur asnjëherë pagat, por ne e kemi dëshmuar jo që s’kemi dështuar, por kemi ecë përpara dhe kemi rritur buxhetin. As autostradat s’i kishim pasë, sepse për ta është më i rëndësishëm stabiliteti financiar, i cili është edhe për neve gjithashtu”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments