Në mungesë kuorumit ka dështuar mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Megjithatë është vendosur që të hënën e ardhshme të mbahet seanca plenare me pikat e papërfunduara nga e kaluara.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se projektligji për Trustin nuk do të shqyrtohet këtë javë në seancë, por theksoi nevojën e miratimit të tij, pavarësisht kundërshtimit nga FMN.
“Po të dëgjonim FMN-në nuk do të rriteshin pagat dhe as bëheshin autostradat”, tha ai.
Tahiri u shpreh kritik ndaj kryeministrit Albin Kurti edhe për mungesën e raportimit në Kuvend për dialogun.
Këtyre kritikave iu përgjigj deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi.
“Kryeministri Kurti është shumë transparentë, mirëpo kërkesën për debat në emër të opozitës nuk mund ta bëjmë”, tha ai.