Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDrejtuesit e BQK-së marrin pjesë në takimet pranverore virtuale të BB-së dhe...

Drejtuesit e BQK-së marrin pjesë në takimet pranverore virtuale të BB-së dhe FMN-së

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe përfaqësues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) po marrin pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat për shkak të pandemisë, po mbahen në mënyrë virtuale.

Këto takime do të mbahen nga data 7 deri më 19 prill.

Në takimet virtuale do të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe pritjet për vitin 2021.

Në takimet që do të zhvillohen ditëve në vijim do të diskutohet edhe për zbatimin e rekomandimeve nga raportet e mëparshme të asistencave teknike, si dhe shprehjet e interesit për përkrahje në të ardhmen.

Temë të këtyre takimeve virtuale pritet të jetë edhe mbështetja e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar për lehtësimin e borxheve për qasje të drejtë dhe të përballueshme ndaj vaksinave nga vendet në zhvillim, si dhe rikuperimi nga kriza e COVID-19, duke kursyer jetët e njerëzve dhe mbështetjen për zhvillimin e gjelbër, elastik dhe gjithëpërfshirës, si dhe perspektiva dhe sfidat e politikave për Evropë dhe FMN.

Pjesë diskutimi të këtyre takimeve do të jenë edhe reformat, projektet e ardhshme dhe diskutimi i mundësive për financim në të ardhmen.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments