Sunday, November 24, 2024
HomeBotaIrani merr peng 2 cisterna nafte greke, shpërthen Dendias: Do ta paguani...

Irani merr peng 2 cisterna nafte greke, shpërthen Dendias: Do ta paguani shtrenjt

Autoritetet iraniane kanë sekuestruar dy cisterna nafte greke në Gjirin Persik.

Sipas medieve greke helikopterët e marinës iraniane u ulën në dy anijet greke, prangosën ekuipazhet duke i çuar anijet greke në ujërat territoriale iraniane.

Anija “Delta Poseidon” kishte një ekuipazh prej 25 personash, dy prej të cilëve grekë.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar ashpër ndaj marrjes së anijeve greke nga Irani.

Zyrtarët grek cilësuan sekuestrimin e cistrernave të naftës si pirateri dhe shkelje të të drejtave ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri thirrje Iranit për lirimin e menjëhershëm të anijeve dhe ekuipazheve të tyre, duke thënë se këto veprime do të kenë ndikim negativ për marrëdhëniet midis dy vendeve si edhe në marrëdhëniet BE-Iran.

Gjithashtu ministria e Jashtme greke ka këshilluar qytetarët grekë të shmangin udhëtimet drejt Iranit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments